9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Qielli merr flakë” në Australi

Më të lexuarat

Një gjurmë flake u shfaq në qiejt e Australisë Perëndimore për 20 minuta gjatë të hënës, pasi një objekt i dyshuar si meteor i përplas në det.

Siç raporton Kosovapress, banorët e shtangur i bënë fotografi të shumta fenomenit, të raportuar gjerësisht në mediat australiane. Gjurma e një meteori, zakonisht nuk qëndron në qiell më shumë se disa sekonda, prandaj fenomeni bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar.

Shikimi i një trupi qiellor që përplaset në planetin tonë është një prej ngjarjeve më të rralla që një njeri mund të shikojë gjatë jetës së tij. Në kontakt me atmosferën e Tokës, objektet qiellore të tërhequra nga graviteti i planetit thërrmohen dhe lënë një gjurmë të gjatë flake pas tyre.

Çdo vit, qindra meteorë të vegjël i drejtohen Tokës, shumica e të cilëve vetëm për t’u djegur në atmosferë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit