Kryeministri puçist i Egjiptit, duke parë që asnjë formë e dhunës dhe manipulimit mbi popullatën islame nuk ka pasur efekt, ai tashme e ka shpallur Vëllazërinë Myslimane si organizatë “Terroriste”, njoftojnë mediet lokale.
Zëdhënësi i qeverisë në Kajro bëri këtë lajmërim të martën, pak orë pasi një makinë bombë shpërtheu jashtë një stacioni të policisë në Mansoura, që gjendet në veri të kryeqytetit. Ky sulm duket të jetë montuar nga regjimi puçist, për t’i dhënë vetes një pretekst për fushatën e egër që mendohet të ndërmirret ndaj Vëllazërisë Muslimane.
Të paktën 14 persona vdiqën dhe 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili shembi ndërtesen.
Qeveria për këtë sulm ka fajësuar Vëllazërinë Myslimane pa asnje fakt, duke bere nje lidhje te pa arsyeshme me gjoja nje mesazh i dale me heret nga një grup i quajtur Ansar Beit al-Maqdis i cili tha se i konsideron forcat egjiptase të sigurisë si “të pafe”, për shkak se i binden qeverisë “sekulare” në luftën e saj kundër Islamit dhe popullit musliman.