Palestina thërriti për konsultim ambasadorët e saj në 4 vende të Evropës.
Zëvendësministri i Jashtëm i Palestinës, Teysir Ceradat tha se “Ambasadorët e Palestinës në Austri, Hungari, Rumani dhe Çeki janë thirrur për konsultim”.
Ai tha se një hap i tillë është marrë për shkak të pjesëmarrjes së këtyre katër vendeve në ceremoninë e transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem./ trt