2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria ja rrit rrogat vetës

Më të lexuarat

Kur janë në pyetje paratë, krerët e institucioneve të Kosovës nuk e ndjekin rrugën e miqve ndërkombëtarë siç ndodh zakonisht. Madje prirja për t’ia rritur luksin vetes tregon se ata po veprojnë komplet ndryshe nga liderët botërorë.

Për dallim nga Presidenti Francez, Francois Hollande që kur mori timonin e vendit, ua zbriti pagat të gjithë ministrave 30 për qind, në Kosovë Qeveria po planifikon t’ua rrisë pagat zyrtarëve të saj të lartë, shkruan Express.
Kështu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani do t’i bëjnë rrogat e njëjta.
I pari që do të përfitojë nga kjo rritje është Kryeministri Hashim Thaçi, të cilit do t’i shtohen në llogari edhe nga 882 euro për muaj. Bashkë me të do të përfitojnë edhe zëvendëskryeministrat, ministrat dhe shumë zyrtarë të tjerë. Projektligji pritet të marrë miratimin edhe nga Kuvendi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit