Qeveria e vetëshpallur e Cyrenaica, që ndodhet në pjesën lindore të Libisë, njoftoi krijimin e kompanisë së vet të naftës me emrin “Korporata libiane e gazit dhe naftës”, e cila kontrollon terminalet e naftës në Tobruk, Brega dhe në disa porte.
Kryeministri i Cyrenaica deklaroi se qeveria e tij shpreson në mirëkuptimin e autoriteteve qendrore të Libisë në Tripoli. Qeveria e vetëshpallur kanë në plan të themelojnë bankën qendrore të Libisë lindore.
Qeveria qendrore e Libisë ka paralajmëruar Cyrenaica-n se do të marrë masa në qoftë se brenda 10-ditësh separatistët (ata që kërkojnë ndarjen) nuk do të largohen nga cisternat e Korporatës Kombëtare të Naftës, por nuk kanë saktësuar se çfarë masash konkretisht mund të merren./kohaislame.com