1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria e re e Tunizisë e fitoi besimin në Parlament

Më të lexuarat

Parlamenti i Tunizisë mbrëmë i votoi besim qeverisë së re jopartiake, të udhëhequr nga Mehdi Zhoma.

Kabinetin e ri e kanë përkrahur 149 deputetë, “kundër” ishin 20, ndërsa 24 ishin të përmbajtur.

Kabineti është përbërë pas negociatave disajavore mes përfaqësuesve të klasës punëtore. Ai do ta ndërmerr pushtetin nga Qeveria e partisë islamike An Nahda, e cila u pajtua të tërhiqet, që t’u japë mundësi politikanëve të pavarur ta përgatisin Tunizinë për zgjedhje parlamentare këtë vit.

Seanca e Parlamentit filloi dje në mëngjes dhe përfundoi mbrëmë vonë pas debateve të ashpra, në të cilat disa deputetë e akuzuan Zhoman se për ministra ka propozuar nejrëz të cilët kanë qenë në funksione gjatë regjimit të presidentit Zin El Abidin Ben Ali, i cili u rrëzua nga pushteti me revolucion në vitin 2011.

Kabineti i Zhomas do ta ndërmerr detyrën pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re të dielën./dvd/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit