5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Qeveria e Kosovës ndalon TikTok-un në institucionet publike –

Më të lexuarat

Në një mbledhje të kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti njoftoi se Ministria e Brendshme ka propozuar ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike të Kosovës, me qëllim të eliminimit të rreziqeve kibernetike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, shpjegoi se të gjitha institucionet publike janë të obliguara të vendosin kufizimet teknike të nevojshme për të ndaluar funksionimin e TikTok-ut në ambientet zyrtare. Gjithashtu, të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij nga pajisjet zyrtare.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike, Ministria e Punëve të Brendshme i rekomandon Qeverisë së Kosovës të ndalojë instalimin, përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok dhe të gjitha shërbimeve të tij në të gjitha rrjetet shoqërore të komunikimit elektronik dhe pajisjet zyrtare të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që janë në pronësi dhe menaxhim të institucioneve publike,” tha Dobra.

Ai shtoi se kjo masë është në përputhje me Ligjin për Sigurinë Kibernetike dhe me veprimet e ndërmarra nga shtetet aleate. Synimi i saj është të mbrojë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës nga kërcënimet kibernetike që mund të përdoren për sulme ndaj infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

TikTok-u, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka shkaktuar shqetësime për sigurinë kombëtare në disa vende. Në SHBA dhe disa vende të Bashkimit Evropian (BE), përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në pajisjet e përdorura për shërbim zyrtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit