1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E pabesueshme: Qeveria e Kosovës hesht për Maqedoninë

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar as dje as sot lidhur me rastet e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Mijëra shqiptarë kanë dalë të protestonin kundër dhunës së djeshme, ndërkaq sot dhjetëra prej tyre kanë pasur fatin e njëjtë. Ata janë rrahur brutalisht prej policë maqedonase.

Krejt këtë skenë që ishte imazhi kryesor i raportimeve, qeveria e ka parë në heshtje.

Indeksonline ka pyetur zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi dhe Ministren e Integrimit Europian Vlora Çitaku nëse kanë koment lidhur me këto ngjarje por asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë koment.

Shqiptarët në Maqedoni janë shpesh cak i sulmit etnik prej maqedonasve.

Dje një grup i përbërë prej protestuesish maqedonë, të cilët ishin mbledhur për ta kundërshtuar zgjedhjen e Talat Xhaferit si ministër të mbrojtjes i Maqedonisë, keqtrajtuan fizikisht dhjetëra shqiptarë./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit