13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Qeveria e bashkuar palestineze mblidhet në Gaza për herë të parë

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Qeveria Palestineze e Bashkimit Kombëtar është mbledhur në Rripin e Gazës, për herë të parë që kur u formua në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria është e vendosur të marrë përgjegjësitë e saj të plota”, tha kryeministri Rami Hamdallah në takimin e qeverisë. “Ne do të zgjidhim të gjitha çështjet e pazgjidhura në konsultim me të gjitha fraksionet palestineze,” tha ai.

Hamdallah arriti në Rripin e Gazës të hënën si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhjetëvjeçare ndërmjet grupeve rivale Hamas dhe Fatah.

Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës janë ndarë politikisht që nga viti 2007, kur Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Fatah, duke i dhënë fund një qeverie të bashkuar jetëshkurtër të krijuar pasi Hamasi fitoi zgjedhjet legjislative të vitit 2006 që u refuzuan përfundimisht nga Fatah, Izraeli dhe bashkësia ndërkombëtare.

Marrëveshjet e mëparshme për një qeveri të bashkuar të nënshkruar mes Hamasit dhe Fatahut, dy fraksioneve kryesore politike të Palestinës, nuk arritën të shënonin ndonjë përparim konkret.

Javët e fundit, megjithatë, palët kanë nxitur shpresë që një proces i vazhdueshëm i pajtimit i sponsorizuar nga Egjipti do të jetë më i suksesshëm.

Hamdallah vlerësoi rolin e Egjiptit në zgjidhjen e mosmarrëveshjes palestineze. “Arritja e pajtimit palestinez inkurajon vendet donatore të përmbushin angazhimet e tyre ndaj Gazës”, tha ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Izraelin për të “hequr rrethimin në Rripin e Gazës”.

“Ne nuk do të lejojmë që çështja jonë kombëtare të zvarritet në ndonjë mosmarrëveshje arabe apo ndërkombëtare”, tha ai. “Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të qëndrojnë prapa udhëheqjes palestineze dhe t’i japin përparësi interesave tona publike”, tha Hamdallah.

Netanyahu: Nuk pranojmë pajtim në kundërshtim me ekzistencën e Izraelit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se pranimi i pajtimit mes grupeve palestineze nga ata mund të bëhet vetëm nëse “Izraeli njihet si një shtet hebre, nëse shfuqizohet krahu ushtarak i Hamasit dhe nëse ndërpriten marrëdhëniet me Iranin”.

Netanyahu, gjatë vizitës së tij në vendbanimin e “paligjshëm” hebrenj Ma’ale Adumim, në afërsi të Jerusalemit Lindor ka folur lidhur me pajtimin mes Hamasit dhe Lëvizjes Fetah.

“Ne nuk pranojmë një pajtim në kundërshtim me ekzistencën e Izraelit. Kushdo që dëshiron të zhvillojë takime për pajtim, pozicioni ynë lidhur me këtë çështje është mjaft i qartë: Njohja e Izraelit si një shtet hebre, Hamasi të shfuqizojë krahun e saj ushtarak dhe t’i ndërpresë marrëdhëniet me Iranin i cili bën thirrje për të na shkatërruar”.

Ky fjalim i Natanyahut ka cilësinë e daklaratës së parë nga Izraeli pas pajtimit të arritur mes grupeve palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit