1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qërojnë hesapet me breshëri armesh!

Më të lexuarat

Mbrëmë pas mesnate tek Sheshi i Lidhjes së Prizrenit, ka pasur disa të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur dy të përfshirë në konflikt. Gjatë intervenimit, po ashtu dy policë kanë pësuar lëndime të lehta. Konflikti ka ardhur si pasojë e një kontesti pronësor.

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar në repartin e emergjencës në Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor njëri nga të plagosurit është liruar për në shtëpi, kurse tjetri, i plagosur më rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për shërim të mëtejmë.

Policia më tej bënë të ditur se njësitet policore kanë ndërhyrë duke futur situatën nën kontroll dhe me këtë rast ka ndalur katër nga të përfshirët në incident, të cilët me urdhër të prokurorit publik po mbahen edhe më tej në paraburgim, kurse personi i pestë është në arrati.

Gjatë intervenimit të policisë, raporton “Kosovapress”, dy policë kanë pësuar lëndime të lehta. Motiv i ngatërresës, sipas të dhënave të para, është kontesti pronësor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit