3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qepa dhe hudhra reduktojnë rrezikun nga kanceri i gjirit

Më të lexuarat

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë, kryesisht tek gratë ka reduktuar për 67 për qind rrezikun nga kanceri i gjirit.

Sipas hulumtimit të kryer në Universitetet Buffalo dhe Porto Riko, është zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga kanceri i gjirit.

Të gjeturat e shkencëtarëve që kanë analizuar shprehitë e ngrënies tek mbi 600 gra të moshave prej 30 deri në 79 vjet në Porto Riko, tregojnë se komponenti i quajtur “allisin” në hudhër ndalon përhapjen e pakontrolluar të qelizës.

Në kuadër të punimeve u zbulua se rreziku i kancerit tek gratë që konsumojnë hudhër dhe qepë të gjallë është reduktuar për 67 për qind nga ato që nuk konsumojnë.

Hulumtuesit theksuan se përzhitja e qepës dhe hudhrës mund të shkaktojë humbjen e veçorisë për parandalimin e kancerit.

Shkencëtarët gjithashtu theksuan se qepa dhe hudhra mund të reduktojnë edhe rrezikun e kancerit të mushkërive, prostatës dhe të stomakut.

Në vitet e 1960-ta në Porto Riko, në 18 nga çdo 100 mijë gra mund të hasej kanceri i gjirit, ndërsa në vitet e 1990-ta ky numër është rritur në 50.

Detajet rreth hulumtimit u publikuan në revistën ‘Nutrition and Cancer’./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit