Pranimi i rregullt i studentëve në Qendrën Studentore, sipas konkursit të hapur nga 5 shtatori deri më 14 shtator, është përcjellë edhe me intervenime të shumta. Këtë e ka pranuar Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës Studentore, por ai i ka cilësuar këto intervenime si të padëmshme. “Intervenimet kanë ardhur drejtpërdrejt tek unë, zakonisht personat më telefononin, por janë bërë për të mirën e studentëve”, ka thënë ai për Kohën Ditore.
Për studentët që nuk pranoheshin për një pikë, sipas Sfishtës, ka pasur më shumë intervenime. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë student që ka më shumë pikë të mos pranohet e të pranohet ai me më pak pikë. Duke mos dashur të flasë më shumë për këto çështje, ai ka thënë se ndërtimi i konviktit numër 7 në muajin janar të këtij viti në Qendrën Studentore ka rritur numrin e studentëve që do të kenë mundësi të banojnë në konvikte. “Me ndërtimin e konviktit të ri janë rritur kapacitetet në 3 600 studentë”, ka thënë ai.koha/kohaislame