Një ekspozitë që paraqet Haxhin është përgatitur në Qendrën Islamike të Anglisë në Londër.
Sipas faqes së internetit të qendrës, Ekspzita u hapë të hënën, 24 gusht 2015 dhe do të qëndroi e hapur për një javë.
Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për udhëtimin shpirtëror për në Haxh dhe të kuptohet qëllimi dhe mësimet e tij.
Haxhi kryhet nga dita 8 deri në 12 të muajit hënor të Dhul-Hixhes, kurse sipas Kalendarit Gregorian, këtë vitë duke filluar më 2 shtator 2015.
Aktivitetet e Haxhxhit përfshijnë rrotullimin rreth Qabes, vendit më të shenjtë Islam, shtatë herë për të treguar unitetin mes besimtarëve në adhurimin ndaj Allahut.
Haxhinjtë, gjithashtu, ecin shtatë herë mes kodrave Safa dhe Merve.
Të gjitha muslimanët që kanë mundësi janë të detyruar fetarisht për të kryer Haxhin të paktën një herë në jetën e tyre.
Mësimet e Haxhit synojnë t’iu përkujtojnë muslimanëve se ata nuk janë të bashkuar në bazë të ngjyrës apo racës, por në bazë të besimit në Zot dhe në Pejgamberin e Tij, Profetin Muhammed (a.s.).