0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

QËLLOHET POLICI PASI I MERRET ARMA

Më të lexuarat

Gjatë ditë së djeshme një pjesëtari të policisë së Kosovës, i është marrë arma zyrtare, nga një shofer i një veture i cili duke u arratisur nga vendi i ndalimit, ka qëlluar mbi policinë, i cili nga plagët e marra është në gjendje të rëndë dhe është duke u kuruar në QKUK.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qazim Bakalli” në Gjakovë. Policia, pas hetimeve paraprake ka identifikuar personin e dyshimtë, shtetasin Ali.A. i cili në momentin e kryerjes së veprës ishte duke vozitur mjetin e tipit xhip BMW X5 ngjyrë të zezë.

Hetuesit janë duke vazhduar me mbledhjen e provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, për të mësuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Me vendim të Prokurorit Publik të çështjes, personit të dyshuar i shqiptohet masa e ndalimit policor.

Rastin do ta hetojë njësiti përkatës për Krime Serioze – Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit