1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

QËLLOHET ME PLUMB NË KOKË NË OBORR

Më të lexuarat

Agim Gj., 42-vjeçar, nga fshati Dashinoc i Deçanit, është gjetur i vdekur, të enjten në mëngjes, në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia e Stacioni Policor në Deçan është informuar rreth orës 7:15 se në fshatin Dashinoc, një person është gjetur i vdekur në oborrin e tij.

Njësiti policor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku e ka gjetur viktimën me plagë të dukshme në kokë. Më pas dhe Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes, sikurse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e shtetasit, Agim Gj. (1970), nga fshati Dashinoc, ka bëtë të ditur rreshteri Xhevat Ibra, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, shkruan JNK

Lidhur më rast është njoftuar edhe Prokurori Publik i Qarkut, me autorizim të cilit ekipi i ekspertëve policorë i hetimeve ka filluar me këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi të mundshme për zbulim të vrasjes.

Trupi i pajetë me vendim të Prokurorit përkatës rreth orës 11, të ditës së premte, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Intensivisht hetuesit nën autorizimin e Prokurorit janë duke u përpjekur për të zbuluar kryesin apo kryesit e mundshëm te këtij rasti, tha zëdhënësi Ibra.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit