Lajmi për pensionimin e Sir Alex Ferguson nga Manchester United, ka sjellur shumë emocione në skuadrën angleze.
Ferguson i kishte mbledhur të gjithë lojtarët dhe stafin e tij në orën 6 e 50 të mëngjesit për tu konfirmuar tërheqjen e tij.
Sipas një gazetari anglez që ishte i pranishëm në këtë moment, lojtarët dhe vetë Fergusoni nuk kanë arritur ti mbajnë lotët.
“Ishte trishtuese të shikosh këtë moment prekës. Fergusoni sapo filloj të flas, atij i humbi zëri dhe i shkuan lotët. Me zë të lehtë por në vaj, Ferguson i’u tha lojtarëve se me ta i kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje me ta sepse do të pensionohet.
Pas këtij lajmi të gjithë mbetën të shokuar e të trishtuar. Kishte nga ata që edhe në zë dëgjoheshin duke qajtur. Për 10 minuta më radhë të gjithë mbetën të shtangur para se Ferguson u thotë se duhet të pajtohen dhe të vazhdojnë më tutje” deklaroj gazetari anglez.kohaislame