4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pyetni për mua, nëse nuk më gjeni në Xhenet!

Më të lexuarat

Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet dhe nuk i shohin aty miqtë e tyre, të cilët ishin bashkë me ta në veprat e mira në dynja, atëherë do të ndërmjetësojnë për ta tek Allahu (xh.sh.), e do të thonë:
“O Allah! Kishim vëllezër në dynja, faleshin me ne, agjëronin me ne, e nuk jemi duke i parë këtu në Xhenet?”
Atëherë Allahu (xh.sh.) thotë: “Shkoni në Xhehenem dhe nxjerreni secilin që në zemrën e tij ka një grimcë atomi besim”. (Taberaniu, Sahih).

Hasan Basriu ka thënë:
“Bëni sa ma shumë shokë besimtarë, sepse ata kanë të drejtë të ndërmjetësojnë në ditën e Kiametit.
Shoku besnik është ai që ec me ty për në Xhenet.”

Abdurrahman Ibn Xheuzi thoshte:
“Nëse nuk më gjeni në Xhenet mes jush, më kërkoni e thoni: o Zot, filan miku ynë na përkujtonte për Ty, e nuk e shohim këtu. E pastaj qau. Allahu e pastë mëshiruar me mëshirë të madhe.”

O Allah! Na mundëso shoqëri të mirë që na ndihmon në adhurimin Tënd!

gruaja.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit