1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pyetësori gati, sitë e shoshë për Kosovën

Më të lexuarat

Pyetjet e Komisionit, të cilave, me dinamikën e tanishme, vështirë se mund t’u jepet përgjigje pozitive për një kohë të gjatë.

Pyetësori i Komisionit Evropian për studimin e fizibilitetit për Kosovën është një rëntgen i detajuar, ku institucionet e Kosovës do të duhet të zbulojnë ndoshta edhe ato që nuk kanë dëshirë.

Marrë parasysh volumin e madh të pyetjeve dhe kërkesave që Komisioni Evropian u drejton institucioneve të Kosovës, ato do të kenë një punë të lodhshme në ofrimin e përgjigjeve të detajuara për secilën kërkesë.

Skanimi që BE synon t’i bëjë Kosovës para se të propozojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshin shumë fusha.

Komisioni Evropian kërkon të dijë më shumë rreth kornizës së legjislacionit dhe politikave, kornizës institucionale, zbatimit praktik të legjislacionit dhe politikave, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE-së.

Ky pyetësor, me 35 faqe përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara, e që është i ndarë në tre kapituj, ka për fokus kriteret politike, kriteret ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër obligimet që dalin nga MSA./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit