0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PYD/PKK u mëson terrorizmin fëmijëve në shkolla fillore

Më të lexuarat

Organizata terroriste PYD/PKK po i ushqen me ideologji dhe “militantizëm” fëmijët në shkollat fillore në zonat të cilat i ka nën kontroll

Organizata terroriste PYD/PKK po i ushqen me ideologji dhe “militantizëm” fëmijët në shkollat fillore në zonat të cilat i ka nën kontroll. SHBA-të të cilët kanë ndihmuar me mbështetje ushtarake në rritjen e organizatës, kanë sjellë me helikopterë në shkollat e organizatës terroriste një milionë libra të shtypura në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Dora e zgjatur e PKK-së në Siri PYD është duke i nënshturar ndaj një edukimi të rreptë ideologjik fëmijë e shkollave fillore në qytetin Haseke, qytet ky në verilindje ku ajo ka heshtur të gjitha grupet opozitare përmes kërcënimit me armë.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar në Haseke nga mësimdhënës dhe zyrtarë të shkollave që nuk deshën ta shpalosin identitetin e tyre për shkaqe sigurie, organizata deri më tani ka shkarkuar nga puna pjesën më të madhe të mësimdhënësve të cilët kanë ushtruar detyrën në shkollat fillore në periudhën e regjimit.

Organizata në periudhën verore tremujore ka trajnuar rreth 7 mijë simpatizantë të saj sipas plan-programit dhe librave mësimor të vet dhe i ka vendosur në detyrë në vend të këtyre personave të shkarkuar.

– Mesazhe të ftohta për Islamin, lavdërata për Zoroastrianizmin

Në shkollat fillore të kontrolluara nga PYD/PKK në të cilat ofrohet arsim deri në klasën e gjashtë, nuk përfshihen lëndë fetare.

Organizata është duke ua injektuar fëmijëve një vetëdije paragjykuese militariste dhe antiislame që ka për bazë përkatësinë etnike.

Në librin e Shkencave Shoqërore që mësohet në klasën e katërt fillore thuhet se “Islami aktual është i devijuar”, ndërkohë që fëmijët në përgjithësi muslimanë injektohen me pasiguri.

Në lidhje me profetin Hazreti Muhamedin, në libër thuhet:

“Në kohën e Muhamedit, Islami ishte në rrugë të drejtë. Islami është fe monoteiste dhe do të thotë ‘paqe’. Megjithatë, pas Muhamedit, Islami u keqpërdor. Ai filloi të nxirret nga paqa dhe barazia të cilën e mbrojnë shumë njerëz, dhe u shndërrua në doktrinë luftimesh dhe vrasjesh”.

Ndërkaq, në pjesën ku flitet për Zoroastrianizmin thuhet se “Ka bërë vlerësimin mirësi-ligësi për të gjitha fenomenet. Ai ka nxitur në të mirë dhe për largim nga e keqja. Për këtë arsye, idetë dhe besimi i Zoroasterit kishin shumë efekt”.

Ndërkaq, në një pjesë tjetër të librit rrëfehet se si kurdët kanë pësuar dëme nga përhapja e Islamit:

“Kur pionerët muslimanë arabë pushtues erdhën në Kurdistan, kurdët atëbotë ishin të pavarur. Kishte emirate të pavarura kurde. Kultura kombëtare kurde dhe besimi zoroastrianist ishin të përhapura. Fillimisht, Kurdistanin e sulmoi një ushtri në periudhën e Halifes Uthman. Kurdët rezistuan, mirëpo e humbën luftën dhe u bënë muslimanë”.

Kreu i organizatës është bërë “mësues kryesor”

Një mësimdhënës kurd i cili nuk deshi ta shpalosë emrin e tij për shkak të kërcënimeve të organizatës, rrëfeu se fëmijëve u mësohet kreu i PKK-së i lider. Siç tha ai, “Para se të fillojnë me mësim, çdo mëngjes fëmijët detyrohen t’i thonë sloganet ‘Nuk ka jetë pa lirinë e liderit tonë Öcalan’ dhe ‘Rroftë lufta e PYD-së’. Thuhet slogan ‘Mësuesi kryesor Öcalan’; në çdo festival detyrohet mbajtja e kësaj pankarte.

Nga ana tjetër, në pjesë të ndryshme të librave që janë të detyrueshme në shkolla ka citime të kreut të PKK-së.

Fëmijë me uniformën e organizatës

Në kopertinën e librit mësimor Shkencat Shoqërore dhe në faqet 27 dhe 38 të librit Gjuha Kurde për klasën e gjashtë, që ofrohen nga PYD/PKK, janë përfshirë fotografi fëmijësh me veshje që njihet si uniforma e PKK-së. Në këtë mënyrë fëmijët po indoktrinohen me militantizëm ende pa filluar jetën e tyre.

Himnet “Puna dhe lufta” dhe “Unë jam dëshmor” që gjenden në librat e dominuara nga ngjyrat e organizatës, u mësohen përmendësh fëmijeve dhe në këtë mënyrë atyre u imponohet ideologji e organizatës.

Për më tepër, në libra ndodhen edhe fotografi të terroristëve të vrarë në luftimet në Siri dhe poezi kushtuar atyre.

Shkollat e pakicave, të ndaluara

Prindërit që dëshirojnë t’i arratisin fëmijët e tyre nga propagandat e organizatës, po përpiqen që zgjidhje të gjejnë te shkollat armene apo të krishtere. Megjithëkëtë, organizata po e pengon këtë duke i kërcënuar prindërit dhe drejtuesit e këtyre shkollave.

Një prindër i cili nuk deshi ta shpalosë emrin e tij e rrëfeu gjendjen si në vijim:

“Shkollat e pakicave nuk duan t’i pranojnë fëmijët tanë. Sepse organizata ndërhyn menjëherë. Ata kërcënohen se do të na dënojnë edhe neve. Madje në fillim ata gjobitën shoferët që transportonin disa fëmijë që kishin filluar në këto shkolla dhe i kërcënuan se do t’i burgosnin. Domethënë, nuk ngeli asnjë alternativë tjetër. Çdokush detyrohet që fëmijët t’i dërgojë në shkollat e organizatës”.

PKK/PYD në Kamishli, më 9 tetor kishte organizuar bastisje në Shkollën Private Shpresa dhe Paqja, më 10 tetor në Kolegjin Privat Firat, ndërsa më 24 tetor në Shkollën Private Armene në vendbanimin Dejrik.Organizata terroriste kishte kërcënuar drejtuesit e shkollave se do t’i mbyllnin shkollat në rast se pranojnë nxënës kurdë.

Së fundmi, organizata gjatë ditës së djeshme la pa shkollë afërsisht dy mijë nxënës duke e mbyllur shkollën e mesme Manahil Elbir në Kamishli të Hasekes, e cila kishte vazhduar të zbatojë planprogram tjetër.

Një milionë libra me helikopterë të SHBA-ve

Në sigurimin e librave të imponuara në shkollat e PYD/PKK-së kanë ndihmuar SHBA-të, të cilat kanë dhënë mbështetje të fuqishme ushtarake dhe logjistike në rritjen e organizatës në rajon.

Në qarkun Rumejlan të Hasekes që gjendet në trekëndëshin e kufirit Turqi-Siri-Irak, të martën e kaluar u soll kargo në sasi të mëdha me hekilopterë të SHBA-ve.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) i ka vërtetuar nga burimet lokale, nga kargot në fjalë kanë dalë afër një milionë libra mësimorë të shkollave fillore të shtypura në Irak.

Burimet lokale bënë me dije se organizata është në përgatitje intensive për transformimin e shkollave fillore dhe të mesme në Haseke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit