-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Putini s’i dorëzon SHBA-së librat hebraikë

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka refuzuar t’i dorëzojë një grupi amerikan një koleksion të librave dhe dokumenteve hebraike, pasi është urdhëruar nga një gjykatës i Shteteve të Bashkuara.

Putini ka thënë se Koleksioni Scneerson “i takon Rusisë”.

Ai ka thënë se dorëzimi i atyre shkrimeve mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për kërkesa të ngjashme.

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar Rusinë në muajin janar që të paguajë 50,000 dollarë në ditë gjobë, për mosrespektim të një vendimi të SHBA-së, i cili daton nga viti 2010, për dorëzimin e koleksionit historik te Chabad-Lubavitch, një grup hebrenjsh në Nju Jork.

Pronësia e shkrimeve, që tani ndodhen në bibliotekën shtetërore dhe ushtarake të Rusisë, është kontestuar me dekada.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit