Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Brendshme.
Në mesin e të shkarkuarve janë zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri Ekonomike.
Putini po ashtu ka nënshkruar dekretin për largimin e kreut të Agjencisë Federale për Kontrollin e Drogës në Osetinë Veriore, raporton rel.
Dokumenti është postuar të mërkurën në ueb-faqen e Kremlinit./Indeksonline/kohaislame