Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur homologun turk Recep Tayyip Erdogan me akullore të martën teksa liderët inspektuan aeroplanët e rinj në Moskë.
Dy presidentët u ndalën për akullore pasi inspektuan pajisjet ajrore ruse në Aeroportin Ndërkombëtar të Zhukovskyt.
Pasi zgjodhën akulloret, shitësja informoi presidentin rus se porosia kushtonte 210 rubla ruse (2.8 euro). Në këtë moment, Erdogani pyeti Putinin: A do të paguani për mua?
“Sigurisht që po. Jeni mysafir”, iu përgjigj lideri rus.
Akulloret në këtë hapësirë janë bërë tashmë traditë për Putinin, që vazhdimisht në vizita të tilla ndalet për t’u freskuar.