4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Putini i bën opsionale gjuhët indigjene

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri për arsimin, sipas të cilit, studimi i gjuhëve indigjene nuk do të jetë i detyrueshëm në shkolla.

Deri më tani, të gjithë fëmijët në republikat etnike është dashur të mësojnë gjuhët indigjene, të cilat, së bashku me rusishten, kanë statusin e gjuhëve zyrtare në republika.

Ligji i ri tani u lejon prindërve të vendosin nëse fëmijët e tyre do t’i mësojnë këto gjuhë.

Ligji ka ngjallur protesta në disa rajone, përfshirë Tatarstanit, Bashkortostanin dhe Çuvashian, ku kritikët thonë se ai do të përshpejtojë zhdukjen e gjuhëve indigjene./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit