7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Putin “shtyn vizitën” në Francë për shkak të Sirisë

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Francë, për shkak të mosmarrëveshjeve për Sirinë, thanë burime të Presidencës franceze.

Putin është dashur të shkojë në Paris më 19 tetor, për të diskutuar krizën në Siri.

Të hënën, presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë.

Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri.

Rusia nuk e ka konfirmuar ende shtyrjen e vizitës së Putinit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit