2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Putin: Rusia nuk ka ndikuar në daljen e Britanisë nga BE-ja

Më të lexuarat

Presidenti Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë akuzat nga kryeministri britanik, David Cameron, se Rusia në mënyrë jopërkatëse ka ndikuar në opinionin publik në Britani, para votimit të britanikëve për largim nga Bashkimi Evropian.

Duke folur para gazetarëve sot në Tashkent të Uzbekistanit, Putin tha se komentet e Cameronit për pozicionin e Rusisë për referendumin Brexit, nuk kanë bazë dhe ishte manifestim i kulturës së ulët politike.

Putini tha se Rusia nuk ka ndërhyrë, nuk po ndërhynë dhe nuk do të ndërhyjë.

Presidenti rus tha se largimi i Britanisë nga BE-ja do të ketë konsekuenca pozitive për ekonominë globale dhe për ekononimë e Rusisë.

Por, Putin parasheh pasoja negative për bursat në gjithë botën gjatë një të ardhme të afërt.

Ai ka thënë, po ashtu, se nuk pret që rezultati i referendumit britanik të ndikoj në politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit