Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se kishte ardhur koha që fuqitë botërore të nxirrnin mësime nga efektet e politikës së tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe të ndërprisnin ndërhyrjet e tyre.
“Këto politika sjellin destabilitet dhe kaos”, deklaroi ai.
“Ngjarjet na kanë dhënë kohët e fundit provën e së vërtetës. Ka ardhur koha të nxjerrim mësime”, theksoi Putin.
“Asambleja e Përgjithshme në OKB, që po zhvillohet aktualisht është një rast i mirë për t’u bërë të vetëdijshëm për të respektuar rregullat e Kombeve të Bashkuara, parimet e sovranitetit dhe barazinë e të gjitha shteteve”, shtoi kreu i shtetit rus.
Presidenti rus nuk iu referua konfliktit sirian, për të cilin Moska kundërshton Perëndimin./trt/kohaislame