Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se trupat e NATO-s duhet të mbesin në Afganistan derisa ta kenë kryer detyrën.
Putin tha se është për keqardhje që shtetet, të cilat po marrin pjesë në operacionet në Afganistan, po mendojnë se ti të tërhiqen nga atje, raporton Rel.
Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014. Andaj, Putin sugjeroi që shtetet anëtare të NATO-s, të cilat e kanë marrë përsipër këtë mision ta çojnë atë deri në fund. /kohaislame