-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Putin mbledh Këshillin për Siguri, diskuton për Baltikun

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar Këshillin për Siguri të Rusisë, për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë në qiejt e rajonit të Baltikut, situatën në Siri dhe samitin e NATO-s që do të mbahet këtë javë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dikutimi për çështjen e sigurisë ajrore mbi Baltik ka qenë vazhdim i bisedës midis Putinit dhe presidentit të Finlandës, Sauli Niinisto.

Qeveritë perëndimore kanë akuzuar ushtrinë rusë për manovra gjithnjë e më të rrezikshme pranë fluturimeve të NATO-s dhe atyre komerciale.

Tensionet në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës kanë qenë të larta prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Edhe NATO, edhe Moska kanë thënë se do të rrisin praninë e trupave në anët respektive të kufirit të Rusisë me Perëndimin

Përfaqësuesit e Këshillit Rusi-NATO pritet të takohen më 13 korrik, pas samitit të NATO-s në Varshavë, më 8 dhe 9 korrik.

Këshilli NATO-Rusi për herë të fundit është mbledhur në prill, pas një pauze dyvjeçare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit