1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Putin: Kisha ortodokse ruse partnere e natyrshme e pushtetit politik

Më të lexuarat

Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideron kishën ortodokse ruse një partnere të natyrshme të pushtetit politik dhe vlerëson rilindjen e saj pas shtypjes së gjatë në periudhën sovjetike.

“Në momentet më kritike të historisë sonë, ajo e riktheu popullin drejt rrënjëve të tij, fesë së krishterë dhe vlerave shpirtërore”, deklaron Putin gjatë një dokumentari prej dy orësh me titull “Pagëzimi i Dytë i Rusisë”, i realizuar nga Departamenti i Komunikimit në kishën ortodokse ruse.

I intervistuar pranë patriarkut ortodoks rus Kirill dhe të tjerë zyrtarëve kishtarë, Putin u shpreh se kisha mbushi vakumin moral të krijuar nga mungesa e besimit pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

“Ishte një rilindje e natyrshme e popullit rus”, shtoi ai.

“Ka shumë lidhje dhe bashkëpunime mes kishës dhe shtetit”, theksoi Putin.

Sipas dokumentarit, Rusia ndërton çdo vit rreth 1 000 kisha ortodokse në botë, një fakt i paprecedentë në historinë e krishtërimit. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit