Sipas mediave ruse, presidenti i vendit Vladimir Putin ka firmosur një ligj i cili ndalon reklamimin e pijeve alkoolike në mediat e shkruara dhe në faqet e internetit.
Shumë ekspertë të tregut, e kanë parë si të vështirë zbatimin e këtij ligji. Sipas tyre, kjo do të bëjë që reklamat të bëhen në faqe të ndryshme të huaja.
Autoritetet ruse patën ndërmarrë një fushatë intensive kundër vartësisë ndaj pijeve alkoolike, të cilat i kanë konsideruar si një tragjedi kombëtare. Ato kanë përgatitur dhe një plan për përgjysmimin e numrit të alkoolistëve deri në vitin 2020. /ardhmeriaonline/kohaislame