0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pushim para stuhie: Media gjermane mbi vizitën e Merkelit në Ballkan

Më të lexuarat

Shtypi gjerman vlerëson vizitën e kancelares Angela Merkel në Ballkan pikërisht në pikun e krizës greke. Merkel e presin në Ballkan ndjenja miqësore për Gjermaninë, theksojnë mediat.

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka gjetur jehonë edhe në shtypin gjerman e media të tjera të huaja. Mediat gjermane veçojnë disa aspekte të kësaj vizite, më shumë vëmendje veçse i kushtohet lidhjes së krizës greke me turin e Merkelit në Ballkan. Në një kohë kur kriza greke është shkallëzuar, Merkel vazhdon “gati demonstrativisht business as usual” shkruan gazeta gjermane “Die Welt”.

“Është e rëndësishme që Merkel së paku viziton Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Ajo ndoshta mund të kishte bërë edhe një ndalesë në Kosovë. Të gjitha këto vende ndodhen në vështirësi. Ato mund t’i sjellin probleme Gjermanisë në tre pika: në çështjen e refugjatëve, në situatën e tyre ende të brishtë, dhe në tendencat e fjetura, por megjithatë të ndjeshme të pansllavizmit….Sigurisht Ballkani ka nevojë për ndihmë. Këtu bën pjesë edhe premtimi që dera e Bashkimit Europian është e hapur. Nëse ne e mbyllim atë, po ashtu mbyllim edhe kuletën tonë, atëherë para këtyre shteteve ndodhen kohë të vështira, dhe ato mund të kërkojnë ndihmë, aty ku ne për shkak të interesit tonë nuk duam që të shkojnë: në kampin e rusëve”, komenton gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Ballkani është i sigurtë” vizitën e Merkelit në Ballkan.

Angela Merkel Kanzerlin Besuch Tirana Albanien Premierminister Edi Rama

Perspektiva e anëtarësimit duhet bërë realitet

Ndërsa gazeta gjermane “Südeutsche Zeitung” nënvizon hapjen e vizitës dyditore në Ballkan me qëndrimin në Shqipëri. “Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka premtuar Shqipërisë, me fillimin e një vizite dyditore në Ballkan, ndihmë në anëtarësimin në BE. Pas takimit me kryeministrin Rama, Merkel tha se perspektiva nuk duhet të mbesë vetëm në letër, por duhet të bëhet realitet. “Ne përpiqemi ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë rrugë”, ka thënë Merkel. Edhe çështja e refugjatëve shqiptarë që vijnë në Gjermani është prekur nga kancelarja gjermane në takim, nënvizon “Süddeutsche Zeitung”. Krahas kryeministrit Edi Rama që kërkon klasifikimin si vend i sigurtë i origjinës, edhe vetë Merkel theksoi se ajo personalisht është për këtë klasifikim.

Edhe “Badische Neueste Nachrichten” i kushton vëmendje vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri e vende të tjera në Ballkan. “Tirana, Beogradi, Sarajeva. Mund të mendohej se Angela Merkel ka në këto ditë dramatike e intensive vërtet diçka më të rëndësishme për t’u marrë, se sa në mesin e dy samiteve në Bruksel, ku vendoset fati i Greqisë, të vizitojë periferitë e Europës, Shqipërinë, Serbinë e Bosnje-Hercegovinën. Fakti që ajo i qëndroi kësaj vizite dhe i kushton dy ditë problemeve të Ballkanit, tregon se sa seriozisht e panndryshuar ka mbetur situata në këtë rajon krize, ku Greqia bën pjesë si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht e me mentalitetin historik.”

Eksportim i mirëqenies

Gazeta e Lüneburgut “Landeszeitung” e komenton po ashtu vizitën e Merkelit në Ballkan në kuadrin e krizës greke. “Kush e mendonte se vizita e Merkelit në Ballkan në kontekstin e dramës greke mund të dukej si një pushim? Por Merkel nuk mund të marrë shumë gjatë frymë lirisht. Sepse vendet e Ballkanit dhe Greqia janë dy anët e shenjës së turpit në fizionominë e BE-së: Dështimin e Be-së si aktor i fuqishëm madje në vetë sferën e saj të influencës. Nuk mjafton të sqarosh se pse nuk kanë shans për azil vendet e Ballkanit. Po qe se Europa do të ketë siguri të vërtetë në hapësirën e saj, duhet të veprojë në mënyrë strategjike si SHBA pas Luftës së Dytë Botërore dhe të eksportojë mirëqenie përmes një Plani Marshall”.

Deutschland Serbien Angela Merkel zu Besuch in Belgrad

Media të tjera theksojnë atmosferën miqësore, me të cilën u prit Merkel në Shqipëri, por edhe në Serbi. “Reuters” vë në dukje se kancelarja i qëndroi vizitës së saj në Ballkan, megjithë krizën greke dhe kur ajo është kritikuar për qëndrimin ndaj Athinës së fundmi. “Por në kohën kur ajo niset drejt rezidencës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama valojnë flamuj gjermanë dhe shqiptarë përgjatë 19 kilometrave në çdo shtyllë elektrike. Kur zbret nga makina po ashtu e presin duartrokitje pas ekzekutimit të himnit gjerman. Si në Tiranë ashtu edhe në mbrëmje në Beograd, një kancelare të stresuar nga samitet e krizës e presin njerëz shumë miqësorë ndaj Gjermanisë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit