0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pupovci për Universitetin e Mitrovicës së Veriut: Është problem kompleks dhe nuk zgjidhet duke akuzuar

Më të lexuarat

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka reaguar pas akuzave të bëra nga Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me gurëthemelimin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Ai tha se Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Pupovci problemin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut e quajti kompleks dhe tha se nuk zgjidhet duke akuzuar, përcjell Klankosova.tv.

“E vërteta është se “Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut”. Këtë e pranon edhe vet LDK, duke ju referuar në reagim Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa unë po ja shtoj edhe Ligjin për Arsimin në Komuna, i cili në nenin 14 i jep Komunës së Mitrovicës së Veriut kompetenca speciale për menaxhimin e këtij Universiteti, përfshirë aprovimin e statutit të tij, që për të gjitha universitetet tjera e bën Kuvendi i Kosovës. Këto dy ligje janë aprovuar në majin e vitit 2008, me procedurë urgjente, dhe bëjnë pjesë në legjislacionin vital i cili nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e përfaqësuesve të komunitetit serb. Po besoj se të gjithëve ju kujtohet përbërja e koalicionit qeverisës dhe e shumicës parlamentare në atë mandat”, shkroi ai.

Ai tha se e pavërteta e reagimit të LDK-së konsiston në pohimin se “asnjë qeveri deri më tani nuk ka legjitimuar një universitet i cili, jo vetëm që kundërligjshëm mban emrin e universitetit publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e planprogrameve të Republikës së Serbisë”.

“Ne fakt, legjitimimi ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së Veriut ju njihen diplomat për qëllime punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 prill 2021 janë njohur 1,709 diploma të lëshuara nga ky Universitet. Nuk e di si mund të legjitimohet më mirë një universitet sesa duke ju njohur diploma”, përfundoi Pupovci.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit