1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pupovci: Cilësinë e arsimit në UP, e tregon rangimi në vendin e 4000

Më të lexuarat

Lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, në emisionin televiziv ‘Puls’, ka thënë se ndonëse cilësia në UP lënë për t’u dëshiruar, ata janë duke u munduar të ngrisin nivelin e arsimit, edhe pse është larg prej standardeve.

Ndërkaq sa i përket asaj që profesorët punojnë në disa fakultete dhe politikanët që mbajnë disa pozita, rektori Gashi ka thënë po mundohet të ndalojnë një gjë të tillë, mirëpo nuk po ka mbështetje institucionale.

“Sa i përket Profesorëve që punojnë në shumë fakultete dhe politikanëve ju lejohet që gjysme orari të punojnë 20 orë në javë, po mundohemi me i ndalu të gjithë por nuk kam mbështetje institucionale për këtë”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se më parë kanë ndodhur kur profesorët janë larguar për shkak të abuzimeve seksuale me studentë, ndërsa në mandatin e tij, deri më tani nuk ka pasur ankesa të tilla, por iu bën apel studentëve që ankesat e tilla t’i paraqes në rektorat.

Ai e pranon edhe faktin që disa politikanë kanë shfrytëzuar pozitat politike për tu avancuar në UP, madje dekanët që marrin pjesë në fushata zgjedhore, e në këtë rast e përmend edhe takimin e tij më kryeministrin në fshatin e tij.

“Pajtohem që ka raste kur politikanët i kanë shfrytëzuar pozitat politike për tu avancuar në UP . Dekanët që shkojnë nëpër zgjedhjet e partive politike e dëmtojnë imazhin e vet po ashtu dua ta sqaroj edhe unë për takimin me kryeministrin gjatë zgjedhjeve në fshatin tim arsyeja e shkuarjes në atë tubim në fshatin tim ka qenë ndërtimi i një mbikalimi dhe kam kërkuar që kjo të realizohet asgjë nuk ka qenë më shumë”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se Fakulteti i Mjekësisë duhet të shndërrohet në Universitet, për shkak të numrit të madh të studentëve dhe profesorëve. Ndërkaq thotë se problemi më i madh paraqitet tek ky fakultet, probleme që ende nuk janë ndalur.

“Fakulteti i mjekësisë duhet të shndërrohet në Universitet për shkak të specifikave dhe numrit të madh të profesorëve dhe studentëve .Problemi më i madh nga gjitha fakultetet është fakulteti i mjekësisë aty problemet nuk janë ndalur”, tha rektori Gashi.

Ndërkaq, Dukagjin Pupovci, njohës i arsimit të lartë, theksoi se një numër i konsiderueshëm i politikanëve aktiv ,këshilltarëve, drejtorëve kanë fituar tituj shkencorë gjatë kësaj periudhe 12 vjeçare.
“Politikanet tanë duhet me marrë shembull prej politikaneve të viteve 70 p.sh, mësuesit e Elbasanit kanë përkunduar shkollimin për mësues dhe kanë vdekur si mësues nuk e kanë keqpërdor pozitën për tu bërë profesorë siç po e bëjnë sot politikanët tanë”, ka thënë Pupovci.

Ai thotë se politika në UP ka ndikim shumë si për shembull tek emërimi i stafit po ashtu organizatat studentore janë të politizuara, ka shumë mësimdhënës që janë rreshtuar përkrah politikës por nuk është e drejtë që të bëjnë politikë brenda UP-së , nuk është e drejtë që në baza politike të organizohen për të zgjedhë dikë në thirrje të caktuar ose një dekan në baza politike që po bëhet fatkeqësisht.

Ai ka thënë po ashtu se UP është ranguar në vendin e 4000 këtë e ka bërë një institut i Spanjës kemi degradim për një mijë vende mbrapa ,Beogradi është ne vendin e 600, Zagrebi i 400. Në UP vetëm 3 % e stafit te UP-së i plotëson standardet që tjerët nuk i quaj shkencëtarë nuk i plotësojnë kushtet .
Sa i përket Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Pupovci, thotë se ky memorandum duhet të ndalohet, ngase po ka keqpërdorime.

“Memorandumi me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së edhe pas 14 vjetësh duhet te ndalohet sepse po ka keqpërdorime .Shumica e mësimdhënësve të UP nuk i gjen në punë janë ose ne Universitetin e Tetovës ,Prizrenit, Pejës ndërsa shërbyesve civil u janë ndaluar dhe janë detyruar me lënë punën”, ka thënë ai.

Pupovci ka thënë se ka raste kur studentet abuzohen nga mësimdhënësit seksualisht por dhe kushtëzohen me para.

Arsyeja pse nxënësit bëjnë plagjiaturë sipas tij, qëndron tek mungesa e profesorëve.

“Problemi tjetër është mungesa e profesorëve kjo është arsyeja që studentët po bëjnë plagjiaturë , profesorët nuk i lexojnë temat e bachellorit dhe masterit dhe i kalojnë kjo është arsyeja që këto tema blehen me 100 dhe 300 euro”, thotë ai.

Ai përfundimisht tha se cilësi në UP nuk ka,e vet rangimi i UP-së na tregon që jemi larg asaj që duhet të jetë. /BS

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit