-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Punëtorët shëndetësorë qe 4 ditë pa paga

Më të lexuarat

Për 150 mijë euro është tejkaluar shuma për pagat e punëtorëve shëndetësorë, duke shkaktuar minus në mjetet buxhetore.

Si pasojë e kësaj, punëtorët shëndetësorë kanë mbetur pa paga katër ditë radhazi, përderisa Ministria e Shëndetësisë ka bërë barazimin e këtyre mjeteve.

Ministria ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa për të ngritur disiplinën financiare në menaxhimin e buxhetit, transmeton KTV.

E zyrtarët e QKUK-së thonë se ata dolën afro 60 mijë euro minus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se punëtorët shëndetësorë kanë marrë pagat e tyre me katër ditë vonesë.

“Disa institucione shëndetësore kanë bërë tejkalimin e pagave dhe kanë shkaktuar minus në mjetet buxhetore. MSH-ja ka bërë barazimin e këtyre mjeteve në bashkëpunim me thesarin dhe punëtorët shëndetësorë, më në fund, kanë marrë pagat e tyre”, ka bërë të ditur Hoti.

Hoti nuk ka bërë të ditur se cilat institucione e kanë shkaktuar këtë minus buxhetor, por ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa disiplinore ndaj tyre.

“Do të ndërmerren masa për të ngritur disiplinën financiare në menaxhimin e buxhetit në institucionet vartëse të MSh-së”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, zyrtarët e QKUK-së, kanë thënë se punëtorët e këtij institucioni kanë mbetur këto ditë pa paga, ngaqë dolën minus 60 mijë euro. Andaj, ky institucion është detyruar që punëtorëve të saj t’ua heqë paratë e shujtës, në mënyrë që të kryhen këto pagesa.

Ndërsa, Zeqir Bekolli nga Ministria e Administratës Publike, ka bërë të ditur se vonesat e pagesave janë bërë për shkak të tejkalimeve buxhetore dhe jo si pasojë e administratës apo shërbimeve, të cilat kryhen në këtë institucion. /Telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit