-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Punësohet si Mjek pa Dokumentacion Komplet i Afërmi i Asamblistit të PDK-së

Më të lexuarat

Ilir Rustemi është punësuar mjek i përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Vushtrrisë, edhe pse e ka dorëzuar licencën pasi ka përfunduar konkursi.
 
Konkursi për pranimin e aplikacioneve për kandidatët për mjekë të përgjithshëm në QKMF në Vushtrri është mbyllur me datën 21 janar 2015, ndërkaq Ilir Rrustemi ka marrë licencën me datën 28 janar 2015.
 
Ilir Rrustemi është djali i vëllait të asamblistit të PDK-së në Vushtrri Selim Rrustemi. Ai mohon të ketë ndikuar që Ilir Rrustemi të punësohet në QKMF në Vushtrri, pavarësisht moskompletimit me kohë të dokumentacionit të kërkuar me konkurs.
 
“Jo nuk mundet me ndiku ajo kurgjo se me qenë unë me i punësu njerëzit doktora, i kisha punësu 150, po nuk kam qasje në atë hiq, as nuk e di se kush ka qenë në intervistë, as kush i ka marrë”, tha Rrustemi.
 
Rastin për KALLXO.com e ka bërë të ditur një kandidat që edhe pse ka poseduar dokumentacionin e kërkuar, mbeti jashtë listës së  të pranuarve për këtë pozitë.
 
“Më është bërë e padrejtë, edhe pse i kam plotësuar të gjitha kriteret e parapara me konkurs dhe i kam pasur të gjitha dokumentet që janë karkuar, nuk jam pranuar”, u shpreh në kushte anonimiteti.
 
Ministria e Shëndetësisë e cila është kompetente për lëshimin e licencave për mjek, sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Lulzim Uka ka organizuar testin për licencim më 22 janar 2015, ndërsa rezultatet i ka shpallur me 28 janar 2015.
 
Ndërkaq konkursi për pranimin e dokumenteve për këtë pozitë në Komunën e Vushtrrisë është mbyllur me 21 janar 2015.
 
Uka tregon procedurat dhe kohën kur iu dha licenca e punës mjekut Ilir Rrustemi.
 
“Në bazë të nenit 5, pikës 5.5, 5.6 të Udhëzimit Administrativ 10/2011 për Regjistrim dhe Licencim të Profesionistëve Shëndetësorë dhe në bazë të vendimit të Nënkomisionit për Regjistrim dhe Licencim, doktor i mjekësisë i lëshohet licencë e punës dr. I. H. Rr., me datë 28. 01. 2015, për të ushtruar profesionin në mënyrë të pavarur në tërë territorin e Kosovës, pasi që i njëjti  ka dhënë provimin para komisionit vlerësues për licencim”, tha Lulëzim Uka, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, për KALLXO.com.
 
por kryetarja e komisionit njëherësh edhe drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, Luljeta Zahiti thotë se Rrustemi posedon licencën e lëshuar më 21 janar.
 
“Iliri e ka datën 21 janar që i figuron  në licencë, tash ku është bërë e çfarë ka ndodhur unë nuk e di”, tha Zahiti.
 
Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës së Vushtrrisë Shemsi Preteni tha se “Dr. Ilir Rrustemi e ka cerifikatën e dhënies së provimit të licensës të lëshuar më 21 janar 2015. Ndërsa e ka të bashkëngjitur edhe licencën e punës të lëshuar me datën 28 janar 2015.
 
“Lënda e dr. Ilir Rrustemit është e kompletuar dhe gjendet në QKMF, më gjithë materialet e sipërpërmendura”, u shpreh Preteni.
 
Preteni i pyetur se si ka mundur që dokumentin e lëshuar me 28 janar ta dorëzojë me datën 21 janar, tha se licencën e ka sjellë para se të hyjë në intervistim në Komunën e Vushtrrisë.
 
Drejtoresha e QKMF-së Luljeta Zahiti tha se meqënëse zyrtari i personelit e ka bërë verifikimin e dokumentacionit se a ka ka qenë i kompletuar, atëherë ajo nuk i ka kushuar vëmendje kësaj gjëje, vetëm se ka pyetur a i posedon të gjithë dokumentet e kompletuara.
 
E zyrtari i personelit në Komunën e Vushtrrisë, Bislim Dushi tha se komisioni e ka bërë verifikimin e dokumenteve të dorëzuara nga kandidatët.
 
“Komisioni është ai i cili e ka bërë verifikimin e dokumenteve dhe është dosja në QKMF. Nuk mund ta bëjë një zyrtar verifikimin e dokumenteve, por atë e bën komisioni që është i thirrur mu për atë gjë”, u shpreh Dushi.
 
Edhe pse në fund të konkursit thuhet se “aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit për aplikim nuk do të pranohen” dhe “aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen”, doli se një gjë e tillë nuk ndodhi.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit