1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Publikohet Raporti për Akuzat e Maria Bamieh ndaj EULEX-it

Më të lexuarat

Një raport nga eksperti i pavarur për t’i hetuar dyshimet për korrupsion ndaj EULEX-it është publikuar sot në Bruksel, por një deputet i Parlamentit Evropian i përfshirë në ngritjen e këtyre dyshimeve tha se raporti përqendrohet më shumë në atë se si është bërë hetimi se sa nëse ka pasur korrupsion në rend të parë.
 
Raporti thotë se Maria Bamieh nuk është larguar nga puna si prokurore në EULEX, por ajo “nuk ka kaluar një proces rekrutimi pas vendimit për ta reduktuar numrin e prokurorëve të dërguar nga shtetet pjesëmarrëse në EULEX”.
 
Raporti kërkon reforma të gjithmbarshme në EULEX në mënyrë që ta “përmirësojë efikasitetin dhe kredibilitetin” përderisa thotë se “nuk ka kuptim që (EULEX) të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë sikur deri më tani”.
 
Gjithashtu raporti thotë se, pavarësisht asaj që Bamieh e beson, suspendimi i saj nuk ishte një “dënim disiplinor”, por një “masë parandaluese e cila kishte për qëllim të parandalojë rrjedhje të mëtejme të informatave në shtyp dhe ishte arsyetuar me faktin se, edhe pse ajo nuk ishte përgjegjëse për rrjedhjet, dokumentet e përdorura si bazë për artikujt në shtyp kanë qenë të shkruara nga ajo”.
 
Raporti gjithashtu thotë se Maria Bamieh nuk mund të konsiderohet si ‘informatore e jashtme’ sidomos pasi që zbulimet e saj “kanë qenë efektive dhe procedura e ekzaminimit ishte në rrjedhë”.
 
Deputeti laburist britanik, Richard Howitt, i cili e ftoi informatoren britanike, prokuroren e suspenduar të EULEX-it Maria Bamieh, mirëpriti këtë raport i cili thotë se “nevojiten reforma të gjithmbarshme për ta përmirësuar efikasitetin dhe kredibilitetin e EULEX-it”, por tha se është i zhgënjyer që proceset e vazhdueshme gjyqësore janë përmendur si gjykim parandalues në lidhje me dyshimet origjinale.
 
Raporti është urdhëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe është shkruar nga eksperti i pavarur të cilin e emëroi ajo, profesori francez i të drejtës, Jean Paul Jacqué.
 
Dyshimet janë raportuar gjerësisht duke përfshirë edhe atë se një gjyqtar i BE-së mund të ketë qenë i përfshirë në marrje ryshfeti në lidhje me një rast të vrasjes, por i cili është mohuar fuqimisht dhe hedhur poshtë që në fillim të hetimeve.
 
Por eurodeputeti britanik Howitt nuk është i kënaqur me të gjeturat e raportit.
 
“Është zhgënjjyese që në lexim të parë, shumë pak është thënë nëse ka pasur korrupsion, edhe pse ka një pranueshmëri të kulturës së korrupsionit në vend që pranon se efikasiteti dhe kredibiliteti i misionit të BE-së është në pikëpyetje”, tha Richard Howitt.
 
Edhe Mogherini e ka konfirmuar se e ka marrë raportin e Jean-Paul Jacqué për rishikimin e implementimit të mandatit të EULEX Kosovë.
 
“Në përputhje me premtimin tim për të siguruar transparencë maksimale, sot ia kam dërguar raportin Parlamentit Evropian dhe Shteteve Anëtare të BE-së. Ne gjithashtu do ta bëjmë këtë raport publik”, ka thënë Mogherini.
 
“Shërbimet janë duke e studiuar këtë raport me kujdes dhe po shqyrtojmë rrugët më të mirë për adresimin e rekomandimeve që ai përmban”, është shprehur ajo.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit