3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Publikohet indeksi i rrezikut të sulmeve terroriste, Kosova në vendin e 70-të, Shqipëria në të 90-in

Më të lexuarat

Sipas indeksit global të terrorizmit, Iraku zë vendin e parë, Afganistani dhe Nigeria nga ana tjetër renditen e dyta dhe e treta si vende me ndikimin më të madh të terrorizmit.

Kosova është në pozitën 70, Shqipëria në pozitën 90, Serbia në pozitën 126, dhe Kroacia në 130. Të dhënat nga Indeksi i Terrorizmit Global, të lëshuar nga Instituti Australian i Ekonomisë dhe Paqes, tregojnë se vdekjet e shkaktuara nga terrorizmi janë ulur me 22 përqind në vitin 2017, krahasuar me 2014.

Megjithatë, numri i sulmeve u rrit në vendet e zhvilluara me 67 për qind dhe një rritje të rasteve të vdekjes me pothuajse 600 për qind, që tregon se bëhet fjalë për një numër të vogël sulmesh por me një numër të madh viktimash. Megjithëse ndikimi i terrorizmit është zvogëluar në 79 vende, në përgjithësi situata është serioze.

Ngjarjet në vende si Iraku, Sudani i Jugut, Turqia dhe Etiopia kanë bërë që indeksi të rritet. Gjendja e secilit vend, kur është fjala për terrorizmin, përcaktohet nga katër faktorë: numri i përgjithshëm i sulmeve terroriste gjatë gjithë vitit, numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi këtë vit, numri i përgjithshëm i sulmeve terroriste të këtij viti dhe vlerësimi i dëmit total pas sulmeve terroriste.

Harta tregon se vendet me numrin më të madh të sulmeve terroriste ndodhen në kontinentin afrikan dhe në Lindjen e Mesme. Dhjetëra sulmet e fundit ndodhën në territoret e Sirisë, Irakut, Sudanit të Jugut dhe Afganistanit, nga të cilat shtatë ndodhën në Irak. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit