0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Publikohet fotografia e parë e vrimës së zezë e bërë ndonjëherë

Më të lexuarat

Nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar është prezantuar sot fotografia e parë e bërë ndonjëherë e vrimës së zezë.

Pasi shkrepi fotografinë e parë të vrimës së zezë, teleskopi Event Horizon e lëshoi në qarkullim në YouTube këtë objekt kozmik, drejtpërdrejt gjatë një konference për opinion.

“Shkencëtarët kanë marrë imazhin e parë të vrimës së zezë duke e përdorur teleskopin Event Horizon nga qendra galaktike M87. Fotografia shfaq një unazë të ndritshme ndërkohë që drita lakohet me një gravitet intenziv rreth vrimës së zezë e cila është 6.5 miliardë herë më e madhe se dielli”, shkroi në Twitter, “Event Horizon Telescope”.

Më herët edhe NASA publikoi në llogarinë e saj në Twitter: “Po shkruhet historia! Rrjeti global i teleskopëve ka qenë i angazhuar të shkrep imazhin e parë të vrimës së zezë”.

Konferenca u transmetua drejtpërdrejt në Bruksel, Santiago (kryeqyteti i Kilit), në Taipei, Tokio dhe në Washington.

Në fushën e astrofizikës, vrima e zezë konsiderohet një objekt masiv kozmik në hapësirë, që mund të thithë yje, planete, gaz ose ndonjë lloj rrezatimi elektromagnetik i cili i afrohet./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit