Mbrëmë u konfirmua se këngëtari i muzikës popullore, Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë çifti të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus. Ai kishte rreth 10 ditë prej kur ishte kthyer nga Gjermania, ku performoi me rastin e 8 Marsit.
Por, pas kthimit nga Gjermania ai ka performuar edhe në Kosovë, saktësisht në Gjilan bashkë me Shkelzen Jetishin, gjithmonë duke mos e ditur se është prekur nga ky virus.
E madje në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet këngëtari me të ftuarit ata tallen dhe me virusin që ka kapluar globin.