Një gazetar hulumtues sllovak dhe e dashura e tij u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre. Vrasja ka të ngjarë të lidhet me raportimin e tij mbi evazionin fiskal, tha të hënën Tibor Gaspar, shefi i policisë sllovake
Trupi i 27-vjeçarit, Jan Kuciak dhe partneres së tij u gjetën të dielën mbrëma në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, në lindje të Bratislavës.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se ky është “një sulm i paprecedent për lirinë e shtypit dhe të demokracisë në Sllovaki”.