Një video e marrë nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lushnjës tregon momentin kur u qëllua me breshëri automatike ndaj dy të rinjve që kanë mbetur të vdekur.
Pamjet janë të atentatit të kryer më datë 11 tetor 2017 në Lushnjë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinjtë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Në videon e bërë publike nga gazetari Artan Hoxha shihen momentet e tmerrshme të ekzekutimit të dy të rinjve, kurse duken edhe njerëzit që vrapojnë në rrugë sapo shohin atë që është duke ndodhur.