Prokuroria Speciale Publike ka befasuar me informacionin e ri ku flitet për biseda të gjetura në sistem.
Nga PSP thonë se deri tani janë gjetur gjithësejt 66.909 fajlle të inçizimeve të përgjuara në mënyrë ilegale.
Me këtë numri i bisedave të përgjuara ka arritur në 606.555 biseda.
”Deri tani janë analizuar gjithësejt 45% (apo 272.950) e bisedave të përgjuara dhe të njejtat janë duke u ndarë nga bisedat private që nuk merren parasysh.”
PSP është duke punuar në 68 lëndë parahetimore.