1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pse vendimi i Turqisë për Kurban Bajramin ka qenë i gabuar

Më të lexuarat

Pse vendimi i Turqisë për Kurban Bajramin ka qenë i gabuar

Për ti ardhur në ndihme qartësimit të këtij debati dhe për të hequr paragjykimet e padrejta, mendoj se ka nevoje për një sqarim të shkurtër fetar.
Së pari, në mes dijetarëve të fikhut që herët ka pasur ixhma se hëna e re provohet duke e pare atë më sy dhe jo duke e llogaritur atë. Të këtij mendimi janë dhe hanefite. Këtë ixhma e përmend edhe Ibn Abidini prej hanfive të vonshëm dhe të tjerë, madje ai ka shkruar një libër të tërë vëtëm për çështjen e hënës së re dhe ka hedhur poshtë vërtetimin me llogari. Ky është qëndrimi i medhhebit hanefi për këtë çështje, madje edhe i katër medhebeve të tjera, ndërkohë një pjesë e hanefive sot, por edhe të tjerë, e kanë ndryshuar këtë qëndrim, por shumica e vendeve arabe jo, mes tyre edhe Saudia qe e ndjek shumica e vendeve arabe për Kurban Bajram, kështu që në këtë këndvështrim duket se kush e ka gabim, pa akuzuat këtu aspak se bëhet me qëllim.
Ndërsa në Saudi ata vazhdojnë të respektojnë mendimin klasik të fikhut islam për këtë çështje.
E dyta hëna e re nuk është parë askund me datë 15 Tetor t 2012, pasi asnjë lajm të tillë nuk ka deri më tani, por vetëm me llogari. Këtë thotë edhe përmbajtja e shkresës që ka paraqitur KMSH nga Dijaneti i Turqisë.
E treta, dijetaret kane nuk kanë rënë po ashtu dakord se nëse shikohet hëna e re në një vend a duhet te shkojnë dhe të tjerët pas tyre, për Ramazan? Hanefitë janë të mendimit se po, po kështu edhe dy medhhebet e tjera, ndërsa shafijtë dhe disa dijetare nga medhehebe të ndryshme janë të mendimit se çdo vend ka shikimin e tij të henës sëre. Por, hanefitë, siç shprehet Ibn Abidin në hashijetul muhtar thotë se ky unifikim vlen për Ramazanin, por jo për Kurban Barjamin, pra diferenca në shikimin e hënës së re merret parasysh për çdo vend më vete nëse kemi të bëjmë me Kurban Bajramin, pra çdo vend ka shikimin e tij. Pra nëse pranojmë llogarinë siç thonë hanefitç e Turqisë atëherë duhet te themi se sipas llogarive hëna e re nuk shihej në Turqi, por vetëm mund të shihej në një cep të botes, andej nga Amerika Latine, dhe duke qenë se sipas medhebit hanefi në rastin e Kurban Bajramit merret parasysh ndryshimi në shikim, atëherë pse ata nuk morën parasysh këtë fakt, që në vendin e tyre nuk shikohej, por ecën me mendimin se aty ku shikohet i pari duhet të ndiqet, mendim të cilin ata e kanë vetëm për Ramazanin dhe jo për Kurban Bajramin?!
Pra sipas tyre hëna e re është pare e llogaritur (jo me sy) në një cep të botës dhe ky “shikim” duhet të unifikoj muslimanet në një date -sipas hanefive- vetëm për Ramazan dhe Fiter Bajram, por jo për Kurab Bajram! Atëherë i bie që hanifitë turq të kenë rënë në kundërshtim me medhehebin e tyre! Ndërkohë që ata në Saudi në këtë rast i kanë qëndruar më shumë opinionit të medhehnit hanefi sesa vetë hanefitë e Turqisë!

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit