-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pse u takuan Kryeministri i Kosovës dhe i Malit të Zi në Shkodër? (Video)

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa dhe homologu i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë zgjedhur Shkodrën për një takim pa praninë e gazetarëve.

Nga burime të besueshme të stafit pranë kryeministrit Mustafa mësohet se tema e diskutimit është çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit te Zi.

Vetë kryeministri malazez, Markoviq gjatë periudhës kur ishte Ministër i Brendshëm është shprehur pse Kosova ende nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.

Nuk dihet nëse Markoviq do t’i qëndrojë kërkesave të tij të mëparshme apo do të ketë lëshime në këtë kërkesë.

Nga ana tjeter Isa Mustafa mësohet se do kërkoj të rishikojë qëndrimin e Kosovës në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit