Skënder Gjinushit sikur mos ti njihet asgjë nga biografia e tij, do të mjaftonin ato dy tre minuta në ballafaqim me gazetarët për të kuptuar se ishte personi më i padëshiruar, dhe jo i duhuri në krye të akademisë së shkencave.
Pyetjes thelbësore, që iu bë nga gazetarja të cilën e intimidoi publikisht, kur e vendosi të kandidonte për kryetar, para apo pas reformës – Gjinushi nuk iu përgjigj. Kjo pyetje mbante “kutinë e pandorës” mbi Akademinë e Shkencave. Prej dy vitesh debatesh, së paku “pyetja për Gjinushin” duhej të merrte përgjigje. Ai ka një të shkuar administrative, si nëpunës shteti mjaft të dyshimtë. Me të dyshimtë e më të rrezikshme se çdo ish sigurimsh, apo ish hetues të regjimit komunist që vazhdojnë ende të na drejtojnë në qeveri e parlament. Ndoshta Gjinushi kur sheh këtë situatë, këtë lloj qeveria me të drejtë mund t’I krijohet imazhi, apo ndonjë tip “déjà vuje” sikur të ishte në kulmin e rinisë së tij, kur adhurohej nga Enveri, e më rëndë kur adhurohej nga Ramiz Alia në krye të ministrisë së arsimit diktatorial. Ky do ishte kushti I parë që ai të fshihej nga faqja e dheut, dhe as në politikë të mos i përmendej emri, si i implikuar në regjimin komunist, direkt në qeverisje. Megjithatë ky është kusuri ynë moral, si popull, sepse në vitet e para të demokraturës pranuan edhe Ramiz Alinë president. Dhe në këtë kontekst Gjinushi nuk do të kishte pikën e dyshimit, se karriera e tij mund të vazhdonte sukseshëm në krye të partisë, në krye të parlamentit e tani në krye të akademisë. Gjinushi duket se është një projektues karriere i jashtëzakonshëm. Si gjithë komunistët. Ndaj pyetjes thelbësore të gazetares që e intimidoi, me fjalë seksiste, nuk mund t’i përgjigjej. Gjinushi ishte në krye të reformës për shkatërrimin e Akademisë, duke u dëgjuar më shumë ai si “komunist”, se sa të dëgjohej një akademik I mirfilltë si Artan Fuga, që është nga intelektualët në këtë vend që ka kontributin më të madh në zgjimin e ndërgjegjes, se çfarë nuk shkon në këtë vend së paku në fushë të arsimit, e të shkencës.
Pyetja për Gjinushin se kur vendosi të bëhej kryetar i akademisë, para apo pas reformës – e implikon jo vetëm atë, por gjithë shpurën që mund ta shndërrojnë Akademinë në një “fushë sporti”, për të ruajtur errësirën në të cilën kanë zhytur deri tani shkencën shqiptare, për të mos përmendur aferat korruptive që dalin prej andej kur fjala vjen tek botimet.
Ky padyshim është një krim në shkencë. Për këtë ka ngritur zërin akademiku Fuga, ashtu dhe për ngrehinën e Akademisë. Pas një “përgjigje” të mundshme që mund të jepte Gjinushi mbi vëmendjen e atij, apo ambicjen për t’u bërë edhe kryetar akademie, – direkt do vinte një tjetër pyetje rutinë: pse u bë kryetar akademie, kujt interesave i përgjigjet reforma e akademisë; a do ishte vdekje prurëse zbatimi I saj; pse akademikë si Fuga që kanë një platform të qartë si funksion një Akademi, refuzohen; sa ka paguar, dhe me çfarë e ka paguar Gjinushi krytarllëkun e tij…Sigurisht, edhe sikur 1 mijë mjekë psikiatër të mblidhen në Akademi sindromës dhe sëmundjes që ka zënë Gjinushi nuk do t’i jepnin përgjigje. Një laborator me minj, me monstra të këtillë mund të ishte efekti për të kuptuar se ç’thellësi është psikoza komuniste, dhe ç’poshtërsi mban një monstër e tillë. Tani kuptohet se në një kafaz të tillë po futen të gjithë “akademikët” – ne, në pritje për të parë se çfarë do ta shkaktojë rrënimin e vërtetë të shkencës shqiptare.
Standard.al A.K.