-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj

Më të lexuarat

Edhe pse kjo mund të duket diçka joshëse, nuk është e këshillueshme të gënjeni në CV tuaj, sidomos kur ju po aplikoni për punën për të cilën keni ëndërruar. Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën sepse keni gënjyer. Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV:

• Fillimi dhe fundi i datave

• Titujt e punëve

• Arsimimi

• Aftësitë

• Përgjegjësitë e punës

Pse është e rëndësishme të thuash të vërtetën?

Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën në CV tuaj, sepse rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t’u punësuar me pretekste të rreme. Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta.

A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?

Si i kontrollojnë rekrutuesit CV-të për gënjeshtrat?

Ekzistojnë 5 strategji kryesore që rekrutuesit kanë adoptuar për të verifikuar informacionin që ju keni përfshirë në CV…1. Kryejnë një kontroll standard të background-it

2. Kontaktojnë referuesit përmes websiteve të kompanive për tu siguruar se referencat janë të vërteta

3. Kontrollojnë për flamuj të kuq, dmth për boshllëqet e punësimit

4. Kërkojnë për kandidatë nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale

5. Testojnë aftësitë e kandidatëve me testet e realizuara në fazën e intervistimit. /noa.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit