3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pse nuk duhet të fleni në avion?

Më të lexuarat

Qëndroni zgjuar ose rrezikoni dëgjimin tuaj.

Nëse jeni në gjumë në një avion gjatë një ndryshimi të papritur të lartësisë, aftësia juaj për të barazuar presionin në daullen e veshit mund të rrezikohet dhe mund të shkaktojë dëmë të përhershme.

Për shumicën e njerëzve, një ndryshim i papritur i lartësisë i bën të ndiejnë sikur i kanë veshët e bllokuar.

Kjo ndodh kur presionet në pjesën e jashtme të veshit tuaj nuk përputhen me ato që janë brenda dhe kjo ndodh më së shumti me shumicën e njerëzve kur një avion po ulet dhe zbret në lartësi në mënyrë drastike.

Këto presione mund të balancohen me hapjen e një kanali të ngushtë në veshin tuaj të quajtur tubi Eustachian që kryhet duke gogësitur ose duke lëvizur nofullat.

Megjithatë, nëse jeni duke fjetur dhe presionet mbeten të pabalancuara, tubi Eustachian mund të bllokohet dhe mund të ndodhë barotrauma e veshit, çka në të shumtën e rasteve çon në humbjen e përhershme të dëgjimit.

Sidoqoftë, në raste më të rënda kur tubi mbetet i bllokuar për një periudhë të zgjatur kohore, mund të zhvillohet një infeksion i cili shkakton krijimin e një lëngu që ngurtësohet pas daulles së veshit, duke shkaktuar vështirësi dhe dhimbje në dëgjim.

Duke pasur parasysh lidhjen e veshit me ndryshimet në lartësi, ky është gjithashtu një kusht që zakonisht ndikon tek zhytësit dhe njerëzit që bëjnë ecje në male.

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë në një avion është të siguroheni që të jeni zgjuar sapo kapiteni të njoftojë për uljen, pavarësisht nga teprica apo mungesa e gjumit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit