1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pse njerëzit me grupin e gjakut 0 janë të veçantë?

Më të lexuarat

Për shkak të llojit të veçantë të gjakut, këta persona janë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të caktuara, të tilla si ulçërat dhe mosfunksionimi i tiroideve.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë nivele të ulëta të hormoneve tiroide dhe jod joadekuat, një element kimik qëllimi i të cilit është të rregullojë hormonet e tiroideve. Kjo gjë shkakton efekte anësore të tilla si obeziteti, mbajtja e lëngjeve në trup dhe lodhje të pashpjegueshme.

Këta njerëz kanë nivele të larta aciditeti në stomak, më shumë se presonat me llojet e tjera të gjakut.

Në Japoni, ky lloj gjaku ka qënë i lidhur me personalitetin. Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë përshkruar si përgjegjës, të përkushtuar, të organizuar, të fokusuar, të ndërgjegjëshëm dhe praktikë. Besohet se ata kanë aftësi orientuese dhe logjistike, kjo për faktin se paraardhësit e tyre janë gjuetarët të cilët vëzhgonin “me rreptësi” mjedisin ku jetonin.

Njerëzit me këtë lloj gjaku preken dhe mërziten shpejt. Personat me grup gjaku 0 duhet të shmangin përdorimin e tepërt të kafeinës dhe alkoolit./Java

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit