4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Pse njerëzit bëhen vrasës masiv?

Më të lexuarat

Vrasjet masive në Aurora, Columbia, Tucson, Virginia Tech dhe tash së fundi në Colorado, vënë në pah përsëri çështjen se pse kjo po ndodh dhe a mundet dikush këtë ta shpjegojë.

Shpjegimi i qartë, i cili u pranua nga shumë njerëz, është se autorët e krimeve janë të krisur në mendje, apo se kanë kaluar një thyerje psikologjike. Mos kërkoni teori unike kur është në fjala për vrasjet masive. Kjo nuk ekziston. Duke analizuar të gjitha rastet e tilla së bashku, ju merrni një sasi të pashpresë të kontradiktave, shkruan “Newsweek”, i cili sjell studimin më të mirë që në këtë aspekt e kanë bërë shërbimet sekrete në 26 vitet e fundit.

Psikiatrët e mjekësisë ligjore nuk janë të hutuar nga këto tragjedi. Por, një formë unike nuk kanë. Në vend të kësaj, ekspertët janë të ndarë në grupe. Përveç terroristëve, shumica e këtyre shkelësve bien në tri grupe: psikopatë, të çmendur dhe depresivë vetëvrasës. Seung-Hui Cho, vrasësi nga Virginia Tech, ishte i krisur; Dylan Klebold, vrasësi nga Columbine, ishte në depresion; ndërsa Eric Harris ishte psikopat. Ndonjëherë ka kombinime apo përjashtime të rralla, si për shembull, tumoret e trurit, ose marrja e drogave.

Meta-studimi më i mirë në këtë temë është bërë nga shërbimet sekrete më 2002. Raporti i tyre përfshinte të gjitha “shkollat e vrasësve” brenda periudhës 26-vjeçare. Në këtë grup, të gjithë autorët e krimit ishin meshkuj. 81 për qind e tyre kanë paralajmëruar dikë se do ta bëjnë këtë, e 98 për qind e tyre kishin përjetuar pak para krimit ndonjë dështim të madh apo humbje, shkruan “Newsweek”. Gjithashtu, studimi gjeti se 93 për qind e tyre kishin planifikuar sulmin.

Psikopatia mund të shpjegohet lehtë. Duket se ata kanë lindur pa aftësinë empatike, pra kanë mospërfillje të plotë për vuajtjet e të tjerëve. Psikopati sadist, i cili është i rrallë, me gjakftohtësi kënaqet në dhimbjen që ua sjell të tjerëve. Kështu, vrasja nuk nënkuptonte asgjë për Eric Harrisin në Columbine, i cila krahasonte njerëzit me kërpudhat.

“Vetëm natyrë, kimi dhe matematikë”, ka shkruar Harris.

Vrasësit psikotik shpesh vuajnë nga skizofrenia dhe sëmundjet që karakterizohen nga halucionacionet apo humbja e emocioneve, të të folurit apo motivimit. Skizofrenia është një sëmundje e paracaktuar gjenetikisht, por qëndron e fjetur deri tek vitet e adoleshencës ose në fillim të të njëzetave.

Seung-Hui Cho, vrasësi Virginia Tech, vuante nga çrregullimet mendore që lidheshin me deluzionet, pra nuk kishte asnjë kontakt me realitetin. Por, nuk është kjo një gjë që nuk mund të vërehet. Vetë Cho është lajmëruar për trajtim psikologjik.

Dylan Klebold, vrasësi nga Columbine, ishte një shembull shkollor i personit që vuante nga depresioni i rëndë. Dhe, është ky lloj i tretë i vrasësve, më i vështiri për t’u kuptuar.

“Aq i trishtuar, i braktisur dhe i vetmuar ndihem”, kishte shkruar Klebold në ditarin e tij. “Kjo nuk është e drejtë! Nuk është e drejtë! Nuk e fitova! Le të përmbledhim jetën time. Ekzistenca më e mjerueshme në historinë e kohës”.

Depresivët më hakmarrës më së shpeshti fajësojnë të dashurën, shefin ose kolegët e shkollës. Disa kanë për qëllim të vrasin cakun e tyre. Por, vrasësi eventual masiv këtë e sheh ndryshe: për të nuk është fajtorë një njeri apo dy, por të gjithë njerëzit. Shoqëria është brutale për ta, ndërsa tërë bota është e keqe. Dhe, kjo është arsyeja e tyre se pse të gjithë, sipas tyre, duhet të paguajnë!.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit