1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pse muslimanët në Serbi nuk shkuan dot në Haxh?

Më të lexuarat

Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë. Këtë vit nuk ka asnjë udhëtim të organizuar nga Serbia në Arabinë Saudite për Haxhin. Ngjan sikur është Beogradi pengesë, gjykuar politikisht, etnikisht e fetarisht, por aspak.  Drejtues të muslimanëve në Serbi, ia atribuojnë fajin pikërisht autoriteteve saudite.

Sipas tyre, Ministria e Haxhit, vetëm një muaj para fillimit të pelegrinazhit të këtij viti, ndryshoi rregullat e mbërritjes, duke preferuar regjistrimin online në një nivel individual krahasuar me përzgjedhjen e organizatorëve që, në kuptimin institucional, përfaqësojnë një vend.

Duke qenë se Serbia është një vend në të cilin veprojnë dy bashkësi islame paralele dhe se barra e organizimit të udhëtimeve të Haxhit deri më tani është bërë nga agjencitë turistike/udhëtuese, është e qartë se pas heqjes së mundësisë që agjencitë të merren me organizimin e udhëtimit të Haxhit, muslimanët e Serbisë mbetën të privuar nga një udhëtim unik fetar. Ndaj, kuota prej 320 vendesh për Serbinë mbeti e paplotësuar.

Drejtori i Zyrës së Haxhit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed ef. Demiroviç shpjegon se ideatori i “konfuzionit” është Ministria saudite e Haxhit, e cila këtë vit ka iniciuar reformat në organizimin e udhëtimeve të Haxhit.

“Ka dy nivele organizatorësh në Arabinë Saudite. Njëra është agjenci për organizimin e Haxhit dhe tjetra është institucion zyrtar shtetëror për të shkuar në Haxh nga një territor apo vend i caktuar. Në Serbi kemi tre agjenci të regjistruara për të shkuar në Haxh dhe nuk kemi asnjë institucion të regjistruar si organizator i Haxhit, siç është rasti me shumicën e vendeve evropiane, ku jeton diaspora jonë boshnjake. Ajo që hasëm këtë vit është se në Arabinë Saudite në Ministrinë e Haxhit filluan procesin e reformimit të organizimit të Haxhit me të cilin sipas qëllimit të tyre duan ta lehtësojnë procesin e Haxhit, pra ta transferojnë atë tërësisht në një aplikacion online, ku secili individ aplikonte individualisht dhe pranonte paketa të caktuara që do t’i ofroheshin”, thotë Demiroviç.

Një tjetër zyrtar, Reshad ef. Plojoviçc tha se bashkësia islame në Serbi, menjëherë pas marrjes së njoftimit për rregullat e reja për shkuarjen në Haxh, ka nisur hapat për zgjidhjen e situatës së krijuar rishtazi. Fatkeqësisht, koha ishte e shkurtër dhe muslimanët e Serbisë u gjendën në një situatë shumë të vështirë.

“Prej dy vitesh, si gjithë të tjerët në rajon, kemi qenë pa Haxh, për shkak të pandemisë dhe masave që synojnë ruajtjen e shëndetit të njerëzve. Këtë vit, Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite mori një vendim që Haxhi i organizuar mund të kryhet vetëm nga të ashtuquajturit organizatorët shtetërorë, ku në bazë të kësaj ranë të gjitha organizatat e tjera që ishin përfshirë në vitet e mëparshme, në fakt organizatorë që kishin statusin e agjencive apo agjencive turistike. Me këtë rast, ne kërkuam zgjidhje dhe iu drejtuam autoriteteve kompetente në Arabinë Saudite, por rezultati është se nuk mundëm të bënim asgjë për të gjetur një zgjidhje që myslimanët nga Serbia të mund të shkoni në Mekë dhe Medinë në mënyrë të organizuar për të kryer ritet e Haxhit”, tha Plojoviç.

Arsyeja pse myslimanët e Serbisë u gjendën në një situatë ku nuk ka organizim për në Haxh është mungesa e një institucioni shtetëror islam, tha Demiroviç. /tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit